Nëna futi djalin në bagazh sepse ishte me Covid-19
Një grua akuzohet se mbylli djalin e saj 13-vjeçar në bagazhin e veturës këtë javë pasi që i njëjti ishte pozitiv me COVID-19.
Distrikti shkollor konfirmoi të premten se mësuesja, 41-vjeçarja Sarah Beam, kishte një urdhër arrestimi.
Dokumentet gjyqësore të Sarah Beam deklarojnë akuzën e saj si krim që rrezikon një fëmijë, transmeton rtv21.tv.
Beam kishte pranuar se djali i saj ishte në bagazh për shkak se ai kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Ajo tha se e kishte vendosur adoleshentin në bagazhin e makinës sepse nuk donte të infektohej vetë.
Forcat e rendit kanë kryer një hetim të plotë, duke rezultuar në një urdhër arresti./21Media