Një burrë në Graqanicë, ka raportuar gruan e tij në polici pasi e njëjta kishte abuzuar, torturuar fizikisht fëmijën e tyre, që është në moshë të mitur.

Burri ka bërë të ditur se tashmë një kohë të gjatë, që të dy kanë probleme mes vete dhe se kjo ka ndikuar edhe në fëmijën.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të policisë./21Media