Fëmijët janë të moshës nga 1 deri në 10 vjeç

Fëmijët janë të moshës nga 1 deri në 10 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua pasi që dyshohet se ka braktisur pesë fëmijët e saj.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Rome pasi që e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e saj viktimat tri femra dhe dy meshkuj K-Romë nga mosha 10 vjeçare deri në 1 vjet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit publik e dyshuara është liruar ne procedurë te rregullt./21Media