Një nënë nga Skënderaj ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur takohet me një person pa pëlqimin e prindërve, prej perudhës mars-tetor të këtij viti.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “sulm seksual”.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se më 22.10.2020 është paraqitur në polici i dyshuari i cili është intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media