Një nënë e cila ende ushqen dy djemtë e saj, të moshës 5 dhe 2 vjeç me qumësht gjiri, thotë se ata janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore falë qumështit të gjirit.

Laura Smith, 25-vjeçe nga Michigan, i ushqen djemtë, Joel, 5-vjeç dhe Bennet, dy vjeç, deri në tri herë në ditë me qumësht gjiri, pavarësisht ushqimeve tjera.

Ajo pohon se djemtë e saj kurrë s’kanë qenë të sëmurë si dhe s’kanë pasë nevojë për barna falë lëndëve ushqyese në qumësht. Dhe, pavarësisht kritikave nga miqtë dhe të huajt, Laura thotë se do të vazhdojë me shumë kënaqësi t’i ushqejë fëmijët e saj me qumësht gjiri derisa t’i mbushin 8 vjet.

“Përfitimet për imunitet janë të mëdha. Joel dhe Bennett kurrë s’kanë qenë me grip, infeksione apo s’kanë marrë barna. Njerëzit nuk e kanë idenë se sa vitamina dhe lëndë ushqyese janë në qumësht të gjirit”, pohoi ajo.  

Nëna e dy djemve thotë se mjekët ia rekomanduan që të ndalonte me gjidhënie kur Joel ishte 6 muajsh, megjithatë ajo thotë se në atë moshë ishte e pamundur.

Ajo thotë se kur është jashtë, heziton që t’i ushqejë fëmijët në publik. Por pohon se ka marrë shumë kritika./21Media