Një grua psikologe nga Uashingtoni, 55 vjeçare qëlloi për vdekje vajzat e saj binjake shtatë vjeçare pastaj bëri vetëvrasje në mes betejës së kujdestarisë së fëmijëve me ish-n e saj.

Vrasja tragjike dhe vetëvrasja ndodhi të premten në mbrëmje, transmeton rtv21.tv.

Zyrtarët që kryen një kontroll në shtëpinë e familjes zbuluan trupat e 55-vjeçares Michele Boudreau Deegan dhe vajzave të saj të nesërmen pasdite pasi një person që jetonte në rezidencën njoftoi se ato kishin vdekur.

Një hetim fillestar zbuloi se Deegan ishte përfshirë në një mosmarrëveshje kujdestarie mbi fëmijët, që besohej të ishte motivi i saj kryesor për të shtënat.

Deegan ka punuar si psikoterapiste, sipas faqes së saj të internetit.

Fqinjët i thanë mediave se binjaket rrallë shiheshin jashtë shtëpisë së tyre.

Sherifi i Qarkut, Bill Elfo tha se është një situatë vërtetë tragjike dhe se janë ende duke e hetuar rastin./21Media