Një vajzë e mitur nga Peja është zhdukur dhe familja e saj nuk di gjë për vendodhjen e saj.

Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e vajzës dje rreth orës 13:00

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe se nuk din për vend-ndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të dyshuar./21Media