Nëna vret fëmijën e saj pasi ishte me autizëm

Nëna vret fëmijën e saj pasi ishte me autizëm

Gruaja ka vrarë fëmijën e saj pasi u diagnostifikua me autizëm.

Ajo kishte përshkruar javët para vrasjes si një ‘makth të gjallë’, ku ndjehej ‘e dëshpëruar’, ‘e mbingarkuar’, ‘në një panik’ dhe ‘krejtësisht e vetme’ pasi vajzës së saj  ishte diagnostikuar me autizëm.

Kështu kishte filluar të hulumtonte në internet për autizmin dhe kishte filluar të bindej se fëmija i saj kishte një formë më të rëndë të autizmit pavarësisht diagnozës së saj në Janar të 2018-ës.

Babai i vajzës tha se ai e kishte lënë vajzën e tij të lumtur në shtëpi duke shikuar karikaturat në ditën kur ndodhi vrasja.

Nëna kishte kërkuar në internet  lidhur me “nënat që vrisnin fëmijë autikë‘ në telefonin e saj duke menduar mënyra se si ta vras të bijën, duke përfshirë marrjen në plazh dhe mbytjen e saj, por ajo vrau të bijën me jastëk mbi kokë më 12 korrik të 2018-ës.

Gruaja kishte përjetuar simptoma depresive në muajt kur vajza e saj u diagnostifikua me autizëm kështu që ajo zhvilloi një bindje se duhet ta vrasë atë.

Ajo po përjetonte një rikthim të sëmundjes së saj depresive dhe po vuante nga një çrregullim mendor në kohën e veprës penale ndërsa gjyqi po vazhdon ende./21Media