Një grua është bërë virale me një postim që zbuloi se si i njëjti doktor që ndihmoi ta lindte atë si fëmijë e ndihmoi edhe në lindjen e djalit të saj 25 vjet më vonë.

Lauren Cortez, 25 vjeç, nga San Antonio, Texas, dhe partneri i saj Peter Cortez, 25 vjeç, mirëpritën djalin e tyre Logan James Cortez në korrik të këtij viti.

Ajo vendosi të kishte të njëjtin doktor, Bryan Cox, i cili ndihmoi atë më 23 mars 1995 për të ardhur në këtë jetë, transmeton rtv21.tv.

Lauren ndau një fotografi në rrjetet sociale ku shihet ajo si një foshnjë e porsalindur që po mbahej nga Dr Cox dhe djali i saj i porsalindur gjithashtu duke u mbajtur nga i njëjti doktor dhe postimi grumbulloi mbi 700 mijë pëlqime./21Media