Nënkryetari i Prishtinës: 52% të investimeve kapitale do t’i përfitojnë komunat e VV-së

Lidhur me projektbuxhetin e vitit 2023 nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka shpërndarë analizën e Institutit GAP.
Duke u bazuar në këtë analizë, Zogaj ka shkruar se 52% të investimeve kapitale nga niveli qendror parashihet t’u ndahen tri komunave të VV-së, që njëherit përbëjnë vetëm 9% të territorit e 8% të popullsisë.
“Në një analizë të Instituti GAP, me të drejtë, konstatohet se 52% e investimeve të reja kapitale nga niveli qendror në komuna do të investohen në tri komunat e udhëhequra nga VV, e të cilat përbëjnë vetëm 9% të territorit e 8% të popullsisë”, ka shkruar Zogaj.
Sot gjatë ditës, kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm nuk do të jetë si dikur shumë për disa, por do të jetë shumë për të gjithë.
Kështu Kurti ka thënë gjatë prezantimit të buxhetit në Komunën e Gjakovës.
Kurti tutje tha se buxheti i vitit 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro që është 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022./21Media

Back to top button