Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratat për Bursa Olimpike Tokio 2020 me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani.

Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani u shpreh se këta dy sportistë tash e tutje me nënshkrimin e këtyre kontratave do të kenë përkujdes më të madh nga shteti i Kosovës si dhe nga Lëvizja Olimpike.

Kontrata këto që janë simbolike por statusi i tyre sportistëve ngrihet në nivel shumë më të lartë, sepse këta tash e tutja trajtohen si bursistë Olimpik dhe përkujdesi i shtetit, respektivisht i Lëvizjes Olimpike në raport me këta sportistë është në nivel shumë më të lartë, prandaj unë dua që ti dëshiroj vërtetë punë të suksesshme gjatë kësaj periudhe kohore. Ka mbet edhe një vit deri në përfundim të fazës kualifikuese për normë Olimpike dhe pritshmëritë tona janë që ju të bëheni me normë Olimpike”, tha Hasani.

E lumtur me nënshkrimin e kësaj kontrate, u shpreh xhudistja Laura Fazliu, e cila falënderoi Komitetin Olimpik për kujdesin ndaj saj si dhe ndaj sportistëve tjerë. Ajo gjithashtu premtoi se do të punoj fort që të arrijë normën olmipike.

Unë do të vazhdoj të punoj shumë për të arritur normën Olimpike dhe shpresoj që do të arrijë qëllimin”, deklaroi Fazliu.

Ndërkohë që karateisti, Elhami Shabani u shpreh se kjo normë i jep atij edhe më shumë motiv për të punuar në mënyrë që të arrijë normën olimpike dhe të përfaqësoj shtetin e Kosvës në Lojërat Olimpike.

Kjo është një mbështetje e madhe për ne që të vazhdojmë të stërvitemi edhe më shumë për me arrit qëllimin që të gjithë e kemi qëllimin, Olimpiadën. Më merr mendja që me punën që jemi duke e bërë e kemi mundësinë e artë dhe kemi me dhënë maksimumin që të mos e lëshojmë këtë mundësi”, deklaroi Shabani.

Kujtojmë që të dy sportistët janë duke ndjekur normën Olimpike Tokio 2020 dhe për këtë arsye Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që ata të përfshihen në listën e bursistëve Olimpikë./KP