Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka nënshkruar tri udhëzime administrative të cilat i parasheh Kodi nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur.

Udhëzimi i Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të mitur, udhëzimi Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme dhe udhëzimi Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, janë tri këto udhëzime të nënshkruara nga ministri Selimi.

Udhëzimi Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit ka për qëllim caktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues.

Ndërsa udhëzimi Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur.

Dhe udhëzimi Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo Korrektuese.