Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se janë nënshkruar dy udhëzime administrative, për Bordin e ri për licencimin e laboratorëve private për Covid-19.

Ai ka shtuar se sot do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve, e komuna e Prishtinës është gati.

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Bordin e ri për licencim për pjesën për COVID të laboratorëve privatë. Sot do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve”, ka thënë Zemaj./21Media