Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti Albanologjik.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se bashkëpunimi do të jetë për promovimin e trashëgimisë kulturore, e ku do të promovohen të rinjtë, derisa ka theksuar se në një të ardhme të afërt Kosova do të bëhet edhe pjesë e UNESCO-s.

Dumoshi po ashtu është shprehur se marrëveshja nuk do të mbetët vetëm në letë por që do të shfrytëzohen të gjitha kapacitet që të ruhet trashëgimia kulturore.

Drejtori i institutit Albanologjik, Hysen Matoshi ka thënë se prej kohësh janë në pritje të kësaj marrëveshje siç potencon ai të rëndësishme.

Matoshi tha se e rëndësishme është për faktin se për herë të parë po vendosen veprimtaritë e tyre.

Ai tutje tregoi për projektet që janë duke bërë e për realizimin e të cilave ka kërkuar edhe ndihmën e ministres Dumoshi.