Nëntë migrantë klandestinë të vdekur në një aksident automobilistik

Nëntë të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik në Bullgari

Nëntë migrantë klandestinë afganë dhe pakistanezë kanë vdekur në mëngjesin e sotëm dhe nëntë të tjerë u plagosën në një aksident automobilistike në Bullgari, njoftoi policia.

Drejtuesi bullgar i minibusit i moshës 16 vjeç i pa pajisur as me leje qarkullimi vdiq gjithashtu në aksidentin e shënuar në një autostradë pranë Pazardjik (jug).

Automjeti po transportonte migrantë të paligjshëm pa mjete identiteti dhe të mbijetuarit u prezantuan si shtetas afganë dhe pakistanezë, sipas policisë.

Back to top button