Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 10 persona, prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë nëntë pacientë.

Pesë raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në raportin e Infektivës bëhet e ditur se në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.

Deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 38 persona të prekur me koronavirus, 30 kanë vdekur, ndërsa 791 kanë arritur që të shërohen./21Media