Nëntë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës që kishin rezultuar pozitiv me COVID-19 janë shëruar plotësisht.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një komunikate KEK-u.

“Na lejoni të ju njoftojmë se nga fillimi i këtij muaji e deri me sot në KEK kemi pasur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nëntë (9) janë shëruar. Në vetë izolim, kanë qenë njëqind e katër (104) punëtor, gjashtëdhjetë e katër (64) prej tyre e kanë përfunduar vetë izolimin prej 14 ditësh dhe janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus. Në këtë drejtim, KEK vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me 4 kolegët tanë që janë akoma aktiv me këtë virus duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile. Për më tepër, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19. Në vazhdën e masave mbrojtëse dhe në respektim të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, Komiteti i sigurisë dhe KE pas analizimit të situatës ka vendosur të rikthej orarin e punës në 12 orë, hap ky që ka shmangur në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KEK-ut./21Media