Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën nëntë persona që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan edhe 327 raste të reja.

Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit 57 pacientë kanë lënë spitalet Covid, por ajo që shqetëson më shumë është tejmbushja e tyre.

Aktualisht, në spitalet Covid në vend janë të shtruar 293 pacientë.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria numëron në total 21,202 raste infektimesh, nga të cilat 11,246 janë ende aktive.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518./oranews