Nëntë të vdekur dhe 98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1404 testime të realizuara, 98 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa kanë vdekur nëntë persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Shkup-50, Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-5, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-1, Manastir-4, Ohër-2, Gostivar-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Berovë-1, Dellçevë-2 dhe Kërçovë-1.

Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 104 pacientë të shëruar nga virusi korona.

Shkup-46, Shtip-6, Prilep-8, Tetovë-9, Veles-1, Ohër-3, Gjevgjeli-1, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Koçn-2, Makedonski Brod-5, Pehçevë-4, Berovë-4, Vinicë-2, Dellçevë-6, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2.

Betejën me virusin korona në 24 orët e fundit e kanë humbur 9 pacientë, një nga Kriva Pllanka (52 vjeç), dy nga Gostivari (60 dhe 62 vjeç), një nga Kumanova (60 vjeç ), një nga Velesi (70 vjeç), dy nga Shkupi (23 vjeç dhe 71 vjeç) dhe dy nga Strumica (29 vjeç dhe 44 vjeç), raporton TV21./21Media

Back to top button