Nëntori i këtij viti është i dyti më i ngrohti në 140 vjetët e fundit
Viti 2019, ishtë viti i dytë më i ngrohtë që nga viti 1880
Nëntori i këtij viti ishte për herë të dytë muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë që nga viti 1880 pas nëntorit 2015, njoftoi Agjencia e Oqeanisë dhe Atmosferës së SHBA-së (NOAA), duke konfirmuar se bëhet fjalë për një vit të ri të nxehtë rekord.
Programi i Vëzhgimit të Tokës në Bashkimin Evropian Kopernikus ka paraqitur vlerësime paksa të ndryshme, të cilat konfirmojnë të njëjtën tendencë dhe vlerësojnë se nëntori 2019 është një nga tre muajt më të nxehtë, përveç atyre të 2015 dhe 2016.
Sipas NOAA, në nëntor 2019, temperatura mesatare e globit ishte 0.92 gradë më e lartë se temperatura mesatare në shekullin e 20-të me 12.9 gradë.
Muaj pas muaji, veçanërisht korriku, viti 2019 ka grumbulluar shumë temperaturë rekord. Është viti i dytë më i ngrohtë që nga viti 1880, sipas amerikanëve, ndërsa viti 2016 mbetet mesatarja më e ngrohtë (1.01 gradë Celsius në krahasim me temperaturën mesatare në shekullin 20).
Organizata Botërore e Meteorologjisë konfirmoi në fillim të nëntorit se 2019 ishte midis tre viteve të nxehta të regjistruara që nga viti 1850 dhe po përmbyllte një dekadë të “nxehtësisë ekstreme”.
Kjo rritje e temperaturës mesatare në sipërfaqen e Tokës dhe oqeanit nga rreth 1 gradë Celsius mund të krahasohet me qëllimin e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen në mes 1.5 gradë Celsius dhe 2 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
Me ritmin e tanishëm të emetimeve të gazrave serë, planeti po shkon drejt + 4 ose 5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.