Aktualisht në Britani janë të infektuar 17 mijë e 89 njerëz

Aktualisht në Britani janë të infektuar 17 mijë e 89 njerëz

Drejtori mjekësor i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit  në Britani, Stephen Phowis  ka thënë do të ishte rezultat i mirë nëse si pasojë e koronavirusit numri i të vdekurve të jetë me i vogel së 20 mijë në Britaninë e Madhe.

Phowis tha se sipas modelit të përhapjes së sëmundjes në Britani, për çdo vdekje ka rreth një mijë raste pozitive, që do të thotë se ekzistojne potencialisht 55 mijë  raste.

Të premten, statisticienët në Imperial College London thanë se supozimi i tyre më i mirë për vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar ishte 5 mijë 700 ,  kurse 28 mijë në Itali dhe rreth 46 mijë në Spanjë.

Por , Powis  tha  që nën 20,000 do të arrihej vetëm nëse njerëzit “vërtet izolohen”.

Aktualisht në Britani janë të infektuar 17 mijë e 89 njerëz, prej tyre kanë vdekur 1 mijë e 19./21Media