Nëse dikush ka informacion në lidhje me të kërkuarin Burhan Cej, ta informojë policinë menjëherë, thuhet në kërkesën e policisë dërguar mediave.

Sipas Policisë, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren është duke e kërkuar 48 -vjeçarin për veprën penale “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”.

Nëse keni info mund të lajmëroheni në: 192 ose 038 550 999, në Prizren 029 244 355./21Media