Mikrobiologu Lul Raka sot deklaroi se në vitin 2007 Bashkimi Evropian e ka ndaluar rreptësisht përdorimin e antibiotikëve si promotor të rritjes së kafshëve.

Sipas mikrobiologut, nëse jepen antibiotikë për rritjen e kafshëve, nga mishi i tyre (i pa përpunuar termikisht), mikrobet hyjnë në trupin e njerëzve dhe mund të shkaktojnë infeksione të rënda.

Raka në “Për ditë të mbarë” të RTV21 u shpreh se nëse iu jepet antibiotikë pacientëve që kanë konsumuar mishin e kafshëve, të cilat janë rritur me antibiotikë, atëherë për mikrobet ai nuk është vrasës, por ushqim.

“Ne i japim çokollata faktikisht dhe nuk ka ndikim, e rrisim e ushqejmë”, shtoi tutje mikrobiologu Raka./21Media