Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk e përjashtoi mundësinë e ashpërsimit të masave anti-covid, nëse do të ketë rritje të infeksioneve me Covid-19.

Ai në emisionin Clcik në RTV21, bëri thirrje që të respektohen masat, ose në të kundërtën siç tha ministri do të ketë kufizim të lëvizjes.

“Do të ketë mbyllje do të ketë kufzim të grumbullimit të njerëzve, nuk do të lejojmë ashtu siç tash kemi lejuar të ketë numër të caktuar edhe në objektet e mbyllura”, tha Zemaj, përcjell portali rtv21.tv

Sa i përket karantinimit ai tha se nuk do të ketë mbyllje në kuptimin e plotë të karantinës, por do të ketë izolim të zonave të caktuara.

Sipas ministrit Zemaj, gjatë muajit shtator dhe dy javëve të tetorit, Kosova ka qëndruar më së miri në rajon sa i përket numrit të rasteve me Covid-19./21Media

#Clcik #ArmendZemaj Nëse kemi rritje të infeksioneve do të ketë mbyllje

#Clcik #ArmendZemaj Nëse kemi rritje të infeksioneve do të ketë mbyllje

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 13. Oktober 2020