Ka shumë raste që nëse një mizë fluturon në afërsi të ushqimit që po konsumoni, ju vetëm e largoni atë dhe vazhdoni ngrënien

Ka shumë raste që nëse një mizë fluturon në afërsi të ushqimit që po konsumoni, ju vetëm e largoni atë dhe vazhdoni ngrënien

Gabim i madh. Një studim i ri ka gjetur se këto insekte me krahë përmbajnë shumë më shumë sëmundje sesa ishte menduar më parë.

Hulumtues të Universitetit Pennsylvania, Universtitetit teknologjik të Singaporit dhe Universitetit federal të Rio de Janeiros kanë studiuar mikrobet e 115 mizave shtëpiake rreth botës, shkruan rtv21.tv.

Zbulimet do të iu shokojnë. Ata kanë gjetur se një mizë e zakonshme mban qindra tipe të ndryshme të baktereve në këmbë dhe krahë që kanë marrë nga jashtëqitjet dhe mbetjet tjera, e që mund të transferohen në sipërfaqet ku ato ‘aterojnë‘.

Andaj nëse je duke ngrënë diçka në të cilën ka prekur një mizë, ka shumë më shumë shanse se je duke konsumuar ndonjë baktere të dëmshme.

Një lajm pakëz më i mirë për ata që jetojnë nëpër fshatra është se zbulimi pretendon se mizat e qytetit bartin shumë më shumë baktere të dëmshme se ato të fshatit./21Media