Nëse sëmureni me COVID-19 jashtë Maqedonisë dhe shtroheni në ndonjë spital në Shqipëri dhe Serbi dhe anasjelltas, shteti në fjalë do t’i mbulojë shpenzimet për mjekim. Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Kryeministri Zaev tha se do të mbështesim dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore.

Nëse ndonjë shtetas i Maqedonisë së Veriut sëmuret dhe do të duhet të shërohet në Serbi ose Shqipëri, atëherë shtetet tona fqinje do të mbulojnë shpenzimet e trajtimit dhe qytetari ynë nuk do të duhet të paguaj nga xhepi i tyre dhe e njëjta do të vlejë edhe për shtetasit e Shqipërisë dhe Serbisë në rast se sëmuren në shtetin tonë”, deklaroi Zaev.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq premtoi se nëse ka nevojë spitalet e Serbisë do të pranojnë qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ndërkohë Serbia dhe Shqipëria gjithashtu nënshkruan marrëveshjes bilateral për lëvizje të lirë të qytetarëve të tyre vetëm me letërnjoftime. Në takim Vuçiq u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim, duke shtuar se të tre shtetet janë të vogla, siç tha ai dhe duhet të mbështesin njëra-tjetrën.

Qytetarët e Serbisë të udhëtojnë pa pasaportë vetëm me letërnjoftim jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në Republikën e Shqipërisë. Do të ketë më shumë shqiptarë në Nish dhe Beograd që duan ta vizitojnë Serbinë, megjithatë edhe shumë serb që duan ta vizitojnë Durrësin, Tiranën, Vlorën dhe të gjithë vendet tjera në Shqipëri, ashtu siç duan ta vizitojnë Shkupin , Ohrin, Velesin dhe shumë qytete tjera”, theksoi Vuçiq.

Edhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, tha se kjo marrëveshje është hap shumë i rëndëishëm për dy shtetet.

“Është hap i mirë që tani Shqipëria ka lëvizje të lirë me të gjitha vendet duke përfshirë edhe Serbinë. Mendoj se ky është një hap i rëndësishëm, aq sa është i rëndësishëm memorandumi që e nënshkruam ndërrim të përvojave dhe informacioneve në luftën kundër Covid-19”, u shpreh Rama.

Sa i përket samitit në Sofjes që do të mbahet nesër, presidenti serb Vuçiq tha se do të mbështesin edhe Shkupin edhe Tiranën dhe do te kërkojnë nga vendet tjera për mbështetje në anëtarësim sa më të shpejtë në BE./TV21