Osmani thotë se numri i fundit i të infektuarve tregon fuqinë e armikut të padukshëm

Osmani thotë se numri i fundit i të infektuarve tregon fuqinë e armikut të padukshëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas konfirmimit të 97 rasteve të prekura me koronavirus, ka thënë se nëse nuk tregohet kujdes ndaj këtij virusi, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se 24 orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve.

“24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme”, ka thënë ajo.

Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve t’iu përmbahen masave të ndërmarra për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t’i kufizojmë liritë tona sot që t’i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta fitojmë atë. Së bashku mund t’ia dalim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit  janë testuar 250 persona, nga të cilët pozitiv kanë dalur 79 persona, duke e çuar numrin totatl në 362. /21Media