Nesër aksion simbolik para Policisë në Prishtinë, pas plagosjes së gruas në Fushë Kosovë
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë nesër aksion simbolik para stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Ky aksion vjen pas plagosjes së një gruaje nga burri i saj në Fushë-Kosovë.
Aksioni do të mbahet nesër me fillim nga ora 11:00.
“Ju ftojmë të na përcillni nesër në një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Aksioni vjen si kundërpërgjigje ndaj tentim-vrasjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, i arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje. Urojmë të na bashkangjiteni”, thuhet në njoftimin e tyre.