Nesër banorët e komunës së Drenasit do të mbetën pa ujë të pijshëm për tre orë. Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në facebook.

”Për shkak të realizimit të disa projekteve infrastrukturore në bashkëpunim me Zyren Zvicerrane, konkretisht ndrrimi i rrjetave të ujit nga azbesti në qytetin e Drenasit, gjatë ditës së nesërme, 28 prill 2021 e mërkurë qendra e këtij qyteti do mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 08:00 – 11:00”, thuhet në postimin kompanisë.

Kompania ka treguar se është e gatshme të bëjë investime në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, me qëllim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore për qytetarët./21Media

Nesër ndërprehet furnizimi me ujë 3 orë në qendër të komunës së Drenasit ,

Prishtinë , 27 prill – Për shkak të…

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a on Tuesday, April 27, 2021