Për rreth 8 mijë e 300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, nesër (e shtunë) me fillim nga ora 10:00, do të mbahet testi në 84 qendra të testimit në të gjithë Kosovën.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe afati i dytë i këtij testi, i cili këtë vit po mbahet në kushte të pandemisë COVID-19, të shkojë sipas planifikimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se në këtë proces do të jenë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës.

Testi do të mbahet nën masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në proces.

67.44% ishte kalueshmëria në afatin e parë të Testit të Maturës Shtetërore.