Nesër nis faza e dytë e lirimit të masave, e cila u tha se do të ketë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

Sipas Qeverisë në detyrë, do të rihapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre-me-vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta), qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

Gjithashtu, do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se çdo lëvizje është e arsyeshme vetëm nëse është e domosdoshme./21Media