Nesër hapet ekspozita “Loja” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Nesër(5 maj 2022) do të hapet ekspozita “Loja” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Kjo ekspozitë e Nusret Salihamixhiqit, është kuruar nga artisti Jakup Ferrit.
Ekspozita, sipas njoftimit të faqes zyrtare të Galerisë së Ministrisë së Kulturës, do të hapet me fillim nga ora 19:00.

Ndryshe, deri më 27 prill në Galerinë e Ministrisë ka qenë e hapur “After Party” e Enkelejd Zonja dhe Vigan Namanit, e kuruar nga Zef Paci./21Media

Back to top button