Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjiti për Rimëkëmbje Ekonomike do të hidhet në votim nesër (e premte) në Kuvendin e Kosovës.

Seanca do të fillojë në ora 11:00 dhe është thirrur nga PDK, kushtet së cilës për miratimin e këtij Projektligji, janë pranuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj./21Media