Nesër hyrja pa pagesë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
7 Shkurt 2020
Prishtina hap dyert për tifozët e saj
Prishtina hap dyert për tifozët e saj
Prishtina nesër do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2020, ku takohet ndaj Vushtrrisë në kuadër të Kupës së Kosovës.
Ky takim që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, do të fillon nga ora 13:00.
E Prishtina për këtë takim ka vendosur që për gjithë tifozët ta bëjë hyrjen në stadium pa pagesë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Prishtinës në rrjetet sociale.
Kujtojmë, Prishtina e Vushtrria priten të takohen edhe pas një jave në kuadër të Superligës së Kosovës.