Nesër koncerti “Në kujtim të Nexhit”
18 Dhjetor 2020
Në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë në Shkup, nesër në orën 15:00 do të këndohet në kujtim të Nexhmije Pagarushës.
Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin “Në kujtim të Nexhit” në shtetin fqinj shkaku i pa mundësisë për të akomoduar orkestrën e përmasave të nevojshme për realizimin e këtij programi.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, tha se një koncert kushtuar bilbilit shqiptar nuk u realizua më parë shkaku i karantinës.
Tutje Jashari bëri të ditur se në sallën që do të mbahet koncerti, deri në 240 persona do të lejohen të hyjnë brenda./21Media