Do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Tiranës

Do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Tiranës

Më 27 dhe 28 Nëntor, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Edi Rama, do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Korçë në ambientet e ‘Shtëpisë së Flamurit’ e cila promovohet së pari me këtë rast, ndërsa më 28 Nëntor mbledhja do të mbahet në Vlorë.

Mbledhja e përbashkët do të nisë në orën 16:00 të së hënës dhe në orën 17:15 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Tiranës, marrëveshje këto që sipas kryeministrit Haradinaj kanë të bëjnë me çështjet ekonomike.

Haradinaj ditë më parë pati theksuar se po vazhdohet në eliminimin e dallimeve të çfarëdo natyre, derisa ka theksuar edhe bashkëpunimin e doganave, të cilat do të avancojnë në një nivel tjetër.