Rritje të temperturave

Rritje të temperturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se se nesër do të ketë rritje të temperaturave në Kosovë.

“Të premten do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e Insitutit.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /21Media