Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa të dielën do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë, ndërsa në viset malore do të bie vetëm borë.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./21Media