Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë./21Media