Nesër mund të vaksinoheni në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar nesër nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Siç ka informuar MSh, një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.
Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.
“MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.”, është bërë e ditur në njoftim.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 18 raste të reja me Covid-19./21Media

Back to top button