Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, Policia e Shtetit njoftoi të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë këto masa.

Kujtojmë se sot në Shqipëri janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus.