Nesër në Bruksel pritet të takohen Bislimi-Petkoviq

Nesër në Bruksel pritet të takohen shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano por pa dhënë detaje për temat që do të diskutohen.
Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Takimi në Bruksel vie pas deklaratave të cilat Bashkimi Evropain i ka pasur për ulje të tensioneve në veri të Kosovës, ku serbët po protestojnë tash e një javë për reciprocitetin për targat të vendosur nga Qeveria e Kosovës për automjetet nga Serbia./kallxo.com

Back to top button