Shfaqja ‘Kreolët e Ballkanit’, nesër vjenë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kjo shfaqje me autorësi të dyfishtë të Petrovcit (autor dhe regjisor), trajton dramën e fëmijëve të lindur nga martesa të përziera (kreolë- fëmijë të lindur nga martesat mes çifteve të racave të ndryshme). Gjatë ish-Jugosllavisë ishin bërë shumë martesa të përziera mes kombeve që përbenin shtetin jugosllav, dhe fëmijët e lindur nga këto martesa kërkoheshin veçanërisht për poste të ndryshme shtetërore. Kjo sepse ata konsideroheshin si jo nacionalistë.

Por në kohë krize ose lufte, ata bëhen të dyshimtë dhe të padëshirueshëm pikërisht sepse ishin të papërkushtuar ndaj një nacionaliteti.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët Blin Sylejmani, Agron Shala, Vanesa Petrovci, Leonit Maloku dhe Armend Zeqiri.

Premiera do të shfaqet nesër, 12.01 2021 dhe fillon në orën 17:00. Dhe një ditë më pas do të jetë edhe repriza e parë.