Nesër në TTK jepet repriza e shfaqjes ”Zgjimi i Pranverës”

Nesër (18 maj) do të jepet repriza e shfaqjes muzikore, ”Zgjimi i Pranverës”, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Repriza do të jepet nga ora 20:00.
Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha kryevepra e autorit Frank Wedekind ”Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90-ta.
Nevoja e të rinjëve për të kuptuar dhe për tu kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjët tanë në vitet e 90-ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.
Rinia dhe nevojat e natyrshme të rinisë nuk kanë qenë prioritet andaj edhe informacionet për seksualitetin, ndjenjat, dashuria e përvojat e tyre kanë qenë të limituara dhe të neglizhuara nga familja, shkolla e shoqëria.
Dhuna në shkollë, abuzimi fizik dhe seksual, paragjykimet, shtatëzania e paplanifikuar dhe aborti kanë qenë dhe mbesin probleme reale të shoqërisë sonë Kosovare.
Premiera e parë në kohë pandemie me COVID 19 “Zgjimi i Pranverës” rastis të adresojë mungesën e lirisë kolektive në Kosovë. Kjo shfaqje zgjon nevojën për të ngritur në diskutim tema të tilla “të ndaluara”, për të folur për ndjenjat, seksin dhe përvojat e para teksa ato ndodhin, nevojën për t’i ditur të gjitha, për t’i kuptuar e për t’i përjetuar.
Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.
Aktorët që do të luajnë janë: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpetim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi./21Media

Back to top button