Nesër do të bëhet përurimi i parkut të ri në lagjen ‘Lakuriq’ në Prizren. Përurimi do të bëhet në orën 13:30 në lokacion te parku që gjendet afër ndërtesës së KEDS-it.

Siç informoi sot OJQ EC Ma Ndryshe, në ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e EC Ma Ndryshe dhe komuna e Prizrenit.

“Dizajni i parkut të ri për lagjen ‘Lakuriq’ në Prizren është kryer në kuadër të projektit “HAPËSIRAT re-PUBLIKE (rePUBLIC SPACES)” nga EC Ma Ndryshe përmes metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje të banorëve të lagjes bashkë me lojën virtuale ndërkombëtarisht të njohur – MineCraft të fondacionit Bllok pas Blloku.”, informoi EC Ma Ndryshe përmes komunikatës.

Investimi në park është bërë në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe EC Ma Ndryshe, gjegjësisht UN-HABITAT./21Media