Më 1 korrik 2020 në Teatrin e Gjakovës “Hadi Shehu” duke filluar nga ora 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Sakati nga Inishmani”.

Kjo shfaqje vjen me regji të Shkëlzen Berishës, ndërsa në role shfaqen Alban Goranci, Bujar Ahemti, Myrvete Kurtishi e të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar ekipin për punën. “Mënyra se si është trajtuar ky projekt nga të gjithë, tregon qëndrueshmëri, përvojë, njohuri dhe mendim të dobishëm kritik. Ka ndjesi dobishmërie aty ku dëshmohet se ekziston fuqia e ndjesia kolektive për t’u ngritur mbi çdo situatë dhe për të dhënë rezultatet pa marrë parasysh rrethanat.”, ka shkruar Berisha./21Media

Premierë në Gjakovë 01.07.2020. Ora 20:00.Edhe dy ditë dhe po finalizojmë një proces këmbëngulës dhe shumë të…

Gepostet von Shkelzen Berisha am Montag, 29. Juni 2020