Nesër Prishtina – Trepça ‘89

Prishtina është nesër nikoqire e Trepçës ’89, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 9 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit janë favoritë për shkak se kanë shënuar tri fitore në tri ndeshjet e fundit, duke qenë skuadra me formën më të mirë në Superligë, ndërsa 89-shi nuk ka shënuar fitore në pesë takimet paraprake. Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, prishtinasit janë në pozitën e katërt me 21 pikë, ndërsa mitrovicasit në të nëntën me 11 sosh. Ndeshja e nesërme fillon prej orës 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet./21Media

Back to top button