Nesër pritet të kthehen mbi 100 kosovarë nga Gjermania
19 Mars 2020
Abdixhiku: Secili i kthyer do të vendoset në Qendër të Studentëve në Kosovë për 14 ditë
Abdixhiku: Secili i kthyer do të vendoset në Qendër të Studentëve në Kosovë për 14 ditë
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje që vetëm udhëtarët me ndonjë urgjencë të marrin rrugën e kthimit në Kosovë.
Ai tha se nesër pritet të kthehen mbi 100 udhëtarë nga Gjermania.
“Si shtet e kemi për obligim të përkujdesemi për çdo qytetar tonin, në këtë vijë kemi nisur organizimin e kontrolluar kthimi e qytetarëve në Kosovë. Bëjmë thirrje që vetëm udhëtarët me urgjencë të merr rrugën e kthimit në Kosovë. Deri në ketë moment mbi 800 qytetarë që kanë kërkuar të kthehen në Kosovë dhe jemi duke i evidentuar. Secili i kthyer do të vendoset në Qendër të Studentëve në Kosovë për 14 ditë. Sot dje dhe nesër të gjithë qytetaret do të transportohen me ndihmën e qytetarëve. Nesër presim të kthejmë qytetarë nga Gjermania”, tha ai.
Ai tha se sot kanë zhvilluar një takim mes kryeministrit, z.kryeministrave dhe disa ministri, ku kanë diskutuar për mbështetjen e qytetarëve dhe të bizneseve.
“Ne jemi ministra, dhe për aq sa jemi ministra do ta bëjmë këtë detyrë”, tha ai.