Specializantët me  kontratë me subvencion specialistik nga Ministria e Shëndetësisë , kanë paralajmëruar protestë.

Sipas tyre protesta do të mbahet pasi që nuk u janë ekzektuar shtesat.

“Edhe për kundër zotimeve të ministrit Zemaj për mbështejte të personelit  shëndetësor, si dhe deklarimeve që shtesat për personale janë ekzektuar, mjekët specializant me subvencon mohojnë që atyre të u jenë ekzekutuar këto shtesa edhe përkundër faktit që ata prej fillimit të pandemisë kanë  punuar në qendrat me pacientë me Covid-19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu specializantët deklarojnë se nuk janë paguar as për kujdestaritë të cilat I kanë mbajtur në këto qendra qysh prej fillimit të pandemisë, pagesa  që sipas tyre është dashur të paguhen nga SHSKUK-ja.

“Për të gjitha këto specializantët paralajmërojnë protest me datë 02.1. 2020 në ra 10:30 në hapësirat e QKUK-së. Krejt kjo nodh pas përpjekjeve të shumta, ankesave dhe kërkesat drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK për mos realizimin e pagesave për shtesa dhe kujdestari. Deklarohet se për asnjërhën nga këkresat, ankesat nuk kanë pranuar asnjë sqarim apo përgjigje zyrtare. Nuk ka mbet rrugë tjetër.”, thuhet  në njoftimin e specializantëve me përfaqësues Astrit Haxhijahën./21Media