Nesër nga ora 10:00 banorët e zhvendosur të fshatit Hade do të protestojnë për qështjen e mos realizimit të punësimit në KEK.

Avni Grajqevci Përfaqësues i banorëve për portalin Rtv21.tv tregoi se kjo protestë pritet të mbahet deri në orën 11:00., dhe të pranishëm do të jenë 35-40 persona, të cilët do t’i respektojnë rregullat e IKSHPK-së.

Në lidhje me këtë protestë janë informuar edhe organet e rendit. /21Media